Liria ka emër: Të luftosh për liri është nderë dhe krenari, nuk është faj

Grupi i njohur “Liria ka emër” ka dal me një reagim në lidhje me vendimin e fundit të Gjykatës Speciale. Në postimin e bërë, grupi ka thënë se çfarëdo faji që gjykata hedhë mbi ta, do të jetë e kotë, shkruan lajmi.net “Çlirimtarët tanë kanë luftuar për lirinë e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në…

Lajme

16/07/2025 12:30

Grupi i njohur “Liria ka emër” ka dal me një reagim në lidhje me vendimin e fundit të Gjykatës Speciale.

Në postimin e bërë, grupi ka thënë se çfarëdo faji që gjykata hedhë mbi ta, do të jetë e kotë, shkruan lajmi.net

“Çlirimtarët tanë kanë luftuar për lirinë e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

Postimi i plotë:

Gjykata Speciale në Hagë refuzoi mocionin për rrëzimin e një pjese të aktakuzës ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit Kadri Veseli, ish-Kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimit.
✔️Çlirimtarët tanë kanë luftuar për lirinë e Kosovës.
✔️Kanë luftuar për ta mbrojtur identitetin e integritetin tonë.
✔️ Kanë luftuar që ta mbrojnë qytetarin e Kosovës.
Dhe, kjo përbën dallimin e madh.
Të luftosh për liri është nderë dhe krenari. Nuk është faj.
Çfarëdo faji që gjykata mund hedhë mbi ta, do të jetë e kotë.
SEPSE LIRIA NUK PËRBËN DHE NUK ËSHTË FAJ.
Drejtësi për çlirimtarët.
Dielli do të lind përsëri!/lajmi.net/