“Liria ka emër” paralajmëron protesta kundër Gjykatës Speciale

Ismail Tasholli nga “Liria ka emër” sot ka folur në lidhje me Gjykatën Speciale, duke e quajtur atë të njëanshme. Tasholli gjithashtu paralajmëroi protesta, duke thënë se nuk ka formë tjetër. “Nuk ka formë tjetër, në këtë mbyllje hermetike ku madje as institucionet tona nuk e kanë qasjen e nevojshme dhe të mjaftueshme, e vetmja…

Lajme

12/06/2025 19:21

Ismail Tasholli nga “Liria ka emër” sot ka folur në lidhje me Gjykatën Speciale, duke e quajtur atë të njëanshme.

Tasholli gjithashtu paralajmëroi protesta, duke thënë se nuk ka formë tjetër.

“Nuk ka formë tjetër, në këtë mbyllje hermetike ku madje as institucionet tona nuk e kanë qasjen e nevojshme dhe të mjaftueshme, e vetmja fortë e shtrimit të presionit është ai moral dhe është ai i organizimit qytetar, sepse qytetaria gjithmonë në preokupimin e saj nëse nuk merr përgjigje, atëherë mendon edhe forma tjera se si t’i nxjerrë ato përgjigje, një ndër ato forma është edhe një lloj proteste në të ardhmen, nëse veç e konkretizojmë dhe e lokalizojmë datën dhe ditën dhe rrethanat natyrisht”, është shprehur tutje ai në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.