Liria i gëzohet fitores së parë në Superligë, Fushë Kosova vazhdon pa pikë
Ekipi prizrenas, Liria ka shënuar fitore ndaj Fushë Kosovës me rezultat 2-1 në kuadër të javës së katërt në Superligën e Kosovës. Prizrenasit arritën të gjenin golin e epërsisë në minutën e 34-të, kur Melos Zenunaj u tregua i saktë për 1-0. Me të filluar pjesa e dytë, ‘Pampurat’ filluan të kishin më shumë nga…
Sport
Ekipi prizrenas, Liria ka shënuar fitore ndaj Fushë Kosovës me rezultat 2-1 në kuadër të javës së katërt në Superligën e Kosovës.
Prizrenasit arritën të gjenin golin e epërsisë në minutën e 34-të, kur Melos Zenunaj u tregua i saktë për 1-0.
Me të filluar pjesa e dytë, ‘Pampurat’ filluan të kishin më shumë nga loja dhe kjo iu shpërblye.
Dominik Ivkic arriti t’i barazojë shifrat në 1-1 në minutën e 66-të.
Arber Likaj harkoi bukur në zonë, ku gjeti Zenunajn i cili nga afër shënoi për 2-1, në fund të ndeshjes.
Liria ka tubuar katër pikë, ndërsa Fushë Kosova mbetet ende pa pikë.