“Liri për çlirimtarët” – OVL-UÇK organizon protestë më 17 tetor në Tiranë

OVL-UÇK kanë mbajtur sot konferencë për media në Tiranë. Në këtë konferencë, kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucat njoftoi se më 17 tetor, në ora 17:00 në Tiranë, do të mbahet protestë kundër padrejtësive në Hafë. “Drejtësia për çlirimtarët, kundër padrejtësive që po u bëjnë atyre. Me 17 tetor, në orën 17:00 të bashkohemi në…

Lajme

29/09/2025 12:30

OVL-UÇK kanë mbajtur sot konferencë për media në Tiranë.

Në këtë konferencë, kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucat njoftoi se më 17 tetor, në ora 17:00 në Tiranë, do të mbahet protestë kundër padrejtësive në Hafë.

“Drejtësia për çlirimtarët, kundër padrejtësive që po u bëjnë atyre. Me 17 tetor, në orën 17:00 të bashkohemi në protestë. Të organizojmë një protestë paqësore, e cila do të shpreh mllefin tonë  ndaj Gjykatës Speciale”, tha Hysni Gucati, kryetari i OVL-UÇK-së.

Ndërkaq, të premten e të shtunën, rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, u mbushën me billborde në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në Tiranë, po ashtu u pa thirrja “Liri për çlirimtarët” bashkë me fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit është shfaqur në Tiranë.