“Liri për çlirimtarët”, “Drejtësi, jo politikë” – Protestë paqësore para EULEX-it ku po mbahet Thaçi

Disa të rinj janë mbledhur para EULEX-it në Fushë Kosovë dhe po protestojnë në mënyrë paqësore, në kërkim të drejtësisë për ish-presidentin Hashim Thaçi. Protestuesit po mbajnë në duar pankarta me mbishkrime “Liri për çlirimtarët”, “Drejtësi, jo politikë”. Tek selia e EULEX në Fushë Kosovë, Thaçin e kanë vizituar sot vëllezërit, dhe aktualisht brenda në…

Lajme

22/03/2025 10:19

Disa të rinj janë mbledhur para EULEX-it në Fushë Kosovë dhe po protestojnë në mënyrë paqësore, në kërkim të drejtësisë për ish-presidentin Hashim Thaçi.

Protestuesit po mbajnë në duar pankarta me mbishkrime “Liri për çlirimtarët”, “Drejtësi, jo politikë”.

Tek selia e EULEX në Fushë Kosovë, Thaçin e kanë vizituar sot vëllezërit, dhe aktualisht brenda në vizitë gjendet bashkëshortja e tij, Lumnie Thaçi.

Thaçin sot do ta vizitojë familja për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e babait, e më pas ai do të kthehet në Hagë.

Gjykata e Hagës tha se vizita është aprovuar për “arsye bindëse humanitare”.

“Trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë të mbikëqyrur në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në kujdestari nga Dhomat e Specializuara”, ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatë Speciale, Michale Doyle./Lajmi.net/