Liqeni që furnizon Prishtinën me ujë po mbytet nga dora e njeriut

Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial të Badocit, një nga burimet kryesore të furnizimit me ujë për kryeqytetin dhe zonat përreth. I shtrirë rreth pesë kilometra në juglindje të Prishtinës, ky liqen ka një rezervuar pranë të cilit kalon rruga Prishtinë-Gjilan, me kapacitet prej rreth 26 milionë metra kub ujë. Pavarësisht se…

Lajme

29/01/2026 20:19

Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial të Badocit, një nga burimet kryesore të furnizimit me ujë për kryeqytetin dhe zonat përreth. I shtrirë rreth pesë kilometra në juglindje të Prishtinës, ky liqen ka një rezervuar pranë të cilit kalon rruga Prishtinë-Gjilan, me kapacitet prej rreth 26 milionë metra kub ujë.

Pavarësisht se ndodhet në një zonë kodrinore të mbuluar me pyje, faktori njeri po e shndërron atë në deponi, duke rrezikuar jo vetëm rolin e tij jetik për furnizim me ujë, i cili, ndonëse nuk është i pijshëm, shërben për përpunim, por edhe rëndësinë që ka për ekonominë lokale dhe aktivitetet rekreative gjatë stinëve të ndryshme.

Liqeni artificial i Badocit, një nga burimet kryesore të furnizimit me ujë për kryeqytetin dhe zonat përreth, ditëve të fundit është përfshirë nga mbeturina të shumta. Nga liqeni , ka zona që furnizohen me ujë të pijshëm”

I shtrirë rreth pesë kilometra në juglindje të Prishtinës, në luginën e Badocit, pos rolit  në furnizimin me ujë, liqeni i Badocit ka rëndësi edhe për ekonominë lokale dhe aktivitetet rekreative. Ndaj ekspertët e mjedisit nënvizojnë se  roli i faktorit njeri është kyç për ruajtje e tij.

“Gjithë ato mbeturina të cilat janë derdhur në liqen, janë dora e njeriut, kjo përshihet edhe në gjithë Kosovëm edhe rastin e vërshimeve”, tha për RTK, Ilir Morina, ekspert i mbrojtjes së mjedisit.

Për shkak të rritjes së turbullirës së ujit, autoritetet shëndetësore vazhdojnë të këshillojnë qytetarët, që nga 13 janari, që të mos e përdorin ujin nga ky burim për konsum, deri në përmirësimin e cilësisë së tij.

Ndërkohë që kjo gjendje,  ku në një burim jetik të ujit pluskojnë shishe plastike, goma automjetesh, mbeturina ndërtimore e mbetje tjera plastike, urgjentisht kërkon dorën e organeve gjegjëse.

“Inspektimi dhe gjobitja e njerëzve të pandërgjegjshëm. Pastrimi i liqenit duhet të jetë i rregullt, i organizuar nga institucionet”, tha Morina.

Zonat si Bregu i Diellit, Çagllavica, Hajvalia, Mati 1, Veterniku, Ulpiana e Re, Lagjja e Spitalit e zona të tjera, që furnizohen nga ky liqen, vazhdojnë të mbesin pa ujë të pijshëm.