Liqeni plot mbeturina
Liqeni i Vërmicës së Prizrenit është mbushur me mbeturina nga llojet më të ndryshme, kryesisht shishe plastike.
Lajme
Pamja që ka marrë ky liqe po i shqetëson tej mase qytetarët, të cilët kanë fotografuar e incizuar pisllëkun rreth liqenin dhe në ujë.
Njëri prej tyre ka shprehur mllefin e tij me këto fjalë: “Trishtim, horror, marre..!”.
Ramadan Kolukaj i ka dhënë të drejtë KALLXO.com t’i publikojë këto foto, të cilat tregojnë për një gjendje shumë të rëndë të ndotjes së liqenit.
Vende-vende, uji i liqenit nuk shihet nga sasia e madhe e mbeturinave që pluskojnë mbi të.
Më poshtë i keni fotot që qytetari i ka publikuar në profilin e tij në “Facebook”.