Lipjan: Vjehrra e rrahë nusen, ajo dërgohet tek familja e saj

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Lipjan. Sipas informacionit të Policisë, një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj resë së saj. Pas raportimit të rastit, e dyshuara është intervistuar  dhe  me vendim të prokurorit,  është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa viktima është dërguar tek familja e saj. “Lipjan 14.05.2026 –…

Lajme

15/05/2026 09:52

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Lipjan.

Sipas informacionit të Policisë, një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj resë së saj.

Pas raportimit të rastit, e dyshuara është intervistuar  dhe  me vendim të prokurorit,  është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa viktima është dërguar tek familja e saj.

“Lipjan 14.05.2026 – 22:30. Raportohet se vjehrra ka ushtruar dhunë ndaj viktimës-resë së saj. E dyshuara është  intervistuar, me vendim të prokurorit e njëjta është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa  viktima është dërguar tek familja e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.