Lipjan: Policia konfiskon marihuanë tek një femër, ishte në veturë me një mashkull
Policia e Kosovës mbrëmë, në ora 18:45, ka gjetur narkotikë në një veturë. Fillimisht, në rrugën “Hamdi Bislimi”, Policia e kishte ndaluar një automjet me targa vendore që po drejtohej nga një mashkull dhe që ishte i shoqëruar nga një femër, transmeton lajmi.net. Gjatë kontrollit tek pasagjerja femër, policia ka arritur të gjej narkotikë të…
Lajme
Policia e Kosovës mbrëmë, në ora 18:45, ka gjetur narkotikë në një veturë.
Fillimisht, në rrugën “Hamdi Bislimi”, Policia e kishte ndaluar një automjet me targa vendore që po drejtohej nga një mashkull dhe që ishte i shoqëruar nga një femër, transmeton lajmi.net.
Gjatë kontrollit tek pasagjerja femër, policia ka arritur të gjej narkotikë të llojit marihuanë. Rasti është në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
Rr. Hamdi Bislimi, Lipjan 30.06.2026 – 18:45. Policia kanë ndaluar automjetin me targa vendore, drejtuar nga një mashkull kosovar. Gjatë kontrollit te pasagjerja, e dyshuara femër kosovare, i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 8.59 gr. Rasti në procedurë të rregullt./lajmi.net/