Lipjan: Arrestohet një burrë për dhunë fizike ndaj vajzës së tij
Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në Lipjan, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Sipas raportit të Policisë, viktima, një vajzë kosovare, ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit, transmeton lajmi.net “I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar pasi që dyshohet se kishte sulmuar…

Lajme
Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në Lipjan, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.
Sipas raportit të Policisë, viktima, një vajzë kosovare, ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit, transmeton lajmi.net
“I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/