Lionel Messi me videomesazh, i kërkon falje klubit: Nuk e dija që nuk kisha pushim, s’mund ta anuloja udhëtimin

Futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi para disa dite udhëtoi në Arabinë Saudite me familje dhe kjo nuk i pëlqeu aspak klubit të Paris Saint-Germain. Përmes rrjeteve sociale, Lionel Messi ka bërë një reagim në lidhje me këtë temë, që tashmë është diskutuar edhe për një dënim të mundshëm të klubit parisien, shkruan Lajmi.net…

Sport

05/05/2023 17:30

Futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi para disa dite udhëtoi në Arabinë Saudite me familje dhe kjo nuk i pëlqeu aspak klubit të Paris Saint-Germain.

Përmes rrjeteve sociale, Lionel Messi ka bërë një reagim në lidhje me këtë temë, që tashmë është diskutuar edhe për një dënim të mundshëm të klubit parisien, shkruan Lajmi.net

“Mendova se do ta kishim një ditë pushim, se gjithmonë pas ndeshjeve. E kishta organizuar këtë udhëtim dhe s’mund ta anuloja”, ishin fjalët e parë të yllit argjentinas.

Messi përmes kësaj videoje i ka kërkuar falje gjithë bashkëlojtarëve dhe klubit, kurse thotë se pret vendimin e PSG-së.

“I kërkoj falje shokëve të mi dhe jam duke pritur se çfarë do të bëjë klubi me mua”, përfundoi Messi./Lajmi.net/