Linda Halimi tërhiqet nga ‘Kënga Magjike’?

Lindita Halimi ishte prezantuar me këngën '‘Want My Love’.

ShowBiz

25/11/2019 19:39

Lindita Halimi ishte një nga këngëtaret që u përfshi në listën e konkurrentëve të artistëve ‘big’ për këtë vit në “Kënga Magjike”. Projekti përfaqësues që mban titullin ‘Want My Love’ duket se nuk do të jetë pjesë e garës në festival.

Burime pranë News31.al kanë bërë të ditur se Lindita është tërhequr nga gara, ndërsa arsyet nuk dihen ende. Më parë, ajo u shpreh e lumtur për rikthimin në sytë e publikut, pas një mungese jo fort të shkurtër në tregun muzikor. Në performancën e fazës së parë të konkurrimit në ‘Kënga Magjike’, Halimi përcolli gjithë energjinë e mundshme përmes këndimit.