Linda Halimi e tronditur pas tërmetit 7.7 ballësh në Xhamajka: O Zot, unë sapo u ktheva nga atje
Një tërmet prej 7.7 shkallësh të rihterit është raportuar në mes të Xhamajkës dhe Kubës.
ShowBiz
Një tërmet i fuqishëm goditi sonte Xhamajkën, ndërsa po në këtë vend para disa ditësh kishte pushuar një këngëtare shqiptare, shkruan lajmi.net.
Bëhet fjalë për Linda Halimin, e cila bashkë me partnerin dhe vajzën shijuan në maksimum pushimet në këtë vend.
Por, me të dëgjuar për tërmetin 7.7 shkallësh ajo u trondit, teksa kujton se sapo është kthyer nga atje.
“O Zoti im, tërmeti 7.7 në Xhamajka? Unë sapo u ktheva nga atje! Çfarë po ndodh”, ka shkruar ajo në një postim.
Linda Halimi gjatë kohës sa qëndroi në pushime atje, thoshte se po i pëlqen shumë ai vend dhe se po kërkojnë shtëpi për t’u zhvendosur në Xhamajka. /Lajmi.net/