Lind një djalë me tre penisë

Një djalë në Indi ka lindur me një anomali të jashtëzakonshme. Në trupin e tij, në vend të një, ai ka tre organe gjenitale mashkullore. Kjo dukuri quhet Difali, dhe nënkupton gjendjen kur një mashkull lind me më shumë se një penis.

Fun

24/08/2015 17:05

Gjëja tjetër e pazakontë që i kishte ndodhur këtij djaloshi të paidentifikuar, ishte se ai ka lindur pa vrimë anale, shkruan The Mirror.

Sidoqoftë, para një muaji, djaloshi ka hyrë në një operacion për ta kthyer trupin e tij në gjendje normale dhe familja e tij shpreson që ndonjëherë të mund t’i kthehet jetës normale.

Djaloshi ishte i paaftë të urinonte me vetëm njërin nga penisët, ndërsa në dy prej tyre kishin aftësi seksuale.

Operacioni i tij ka zgjatur gjashtë orë. Doktorët kanë thënë se funksionet seksuale dhe fertilitetin do t’i ketë në rregull.

Që nga viti 1609 kanë qenë vetëm 100 raste të difalisë./gazetaexpress