Limaj takon ambasadorin e Malit të Zi, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Skender Reçica, pritën sot në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha.

Lajme

21/12/2016 16:49

Limaj, ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë, i ka uruar suksese në detyrën e re.

“Në këtë takim, përveç karakterit njoftues, temë diskutimi ishte situata politike në vend, e po ashtu u diskutua edhe për zhvillimet tjera ekonomike, sociale, etj, në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Nismës.

Limaj, ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë, i shprehi mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të shtetit të Malit të Zi në proceset shtetndërtuese të Kosovës dhe shprehu vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Edhe në të kaluarën, Kosova dhe Mali i Zi e kanë mbështetur njëra-tjetrën, dhe kjo mbështetje po vazhdon edhe tani, kur Kosova është në rrugën e saj të integrimeve europiane, dhe Mali i Zi drejt anëtarësimit në NATO”, tha Limaj.

Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, tha se e çmoj angazhimin e Nismë  në skenën politike të Kosovës, orientimin e saj pro-perëndimor, dhe uroj që edhe në të ardhmen Nisma të vazhdoj të jetë e tillë, dhe të ketë sa më shumë suksese, në shërbim të qytetarëve të vendit.

Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, tha se Mali i Zi është i përkushtuar maksimalisht që ta mbështes Kosovën në rrugëtimin e saj europian.

Dinosha, shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin me Nismën si parti politike e re në Kosovë. /Lajmi.net/