Limaj takohet me William Walker: Rikthim në një moment kyç që ndryshoi rrjedhën e historisë sonë
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka pasur takim me ambasadorin William Walker. Tutje ai tregoj se ky takim bashkë me Walker është një kujtim për kohën dhe historinë e jetës së tyre. Gjithashtu Limaj theksoj se figura e tij mbetet pjesë e ndërgjegjes kombëtare dhe kujtesë kolektive. Postimi: Takimi me Ambasadorin Walker, rikujtim i së…

Lajme
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka pasur takim me ambasadorin William Walker.
Tutje ai tregoj se ky takim bashkë me Walker është një kujtim për kohën dhe historinë e jetës së tyre.
Gjithashtu Limaj theksoj se figura e tij mbetet pjesë e ndërgjegjes kombëtare dhe kujtesë kolektive.
Postimi:
Takimi me Ambasadorin Walker, rikujtim i së vërtetës që ndryshoi historinë tonë
Sot pata nderin ta mirëpres në takim Ambasadorin William Walker, mik të madh të popullit të Kosovës dhe zërin që më 15 janar 1999 e vuri botën përballë së vërtetës tragjike të Reçakut.
Ky takim ishte më shumë se kujtim, ishte rikthim në një moment kyç që ndryshoi rrjedhën e historisë sonë. Me guxim dhe ndershmëri, Ambasadori Walker foli kur shumë të tjerë heshtnin.
Ai dëshmoi për krimin dhe kërkoi drejtësi në emër të dinjitetit njerëzor dhe të së vërtetës.
Shtrëngimi i dorës me të sot, për mua si qytetar, si ish-ushtar i lirisë dhe si politikan, ishte një falënderim i përjetshëm për kontributin që ai dha në mbrojtje të drejtës sonë.
Figura e tij mbetet pjesë e ndërgjegjes sonë kombëtare dhe kujtesës kolektive, si dëshmitar i së vërtetës dhe si zë që nuk lejoi që ajo të mohohej apo të harrohej.