Limaj: Ta gjejmë një marrëveshje sa më shpejt, forcat politike duhet të ikin nga kalkulimet

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj kërkoi marrëveshje politike “sa më shpejt”, pasi dështoi për herë të 37-të konstituimi i Kuvendit. Ai tha se këtë e tha edhe brenda Kuvendit. “Forcat politike në Kosovë ngadalë duhet me ikë nga kalkulimet dhe lojërat e fjalëve, por duhet të fokusohen dhe të përqendrohen të përmbushin atë që e…

Lajme

25/06/2025 11:32

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj kërkoi marrëveshje politike “sa më shpejt”, pasi dështoi për herë të 37-të konstituimi i Kuvendit.

Ai tha se këtë e tha edhe brenda Kuvendit.

“Forcat politike në Kosovë ngadalë duhet me ikë nga kalkulimet dhe lojërat e fjalëve, por duhet të fokusohen dhe të përqendrohen të përmbushin atë që e presin qytetarët e Kosovës, atë që e pret shteti i Kosovës, sa më shpejt”, tha Limaj.

Deputeti tha se “veç jemi të vonuar, tepër të vonuar”.

“Të ulemi dhe ta gjejmë një marrëveshje politike, e cila garanton ndërtimin e institucioneve”, përsëriti ai.