Limaj s’tregon nëse do të votojë: Besoj që është ajo që e presin qytetarët e Kosovës dhe të fillojë puna

Në kuvend tashmë ka arritur edhe kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj, ku dy ditë më parë deputetët e kësaj partie votuan pro formimit të qeverisë Kurti. I pyetur nga gazetarët se a do të votoj sot për qeverinë e re, Limaj nuk ka dhënë ndonjë detaj. “Konstituohet Kuvendi sipas procedurave. Besoj që është…

Lajme

17/04/2025 12:19

Në kuvend tashmë ka arritur edhe kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj, ku dy ditë më parë deputetët e kësaj partie votuan pro formimit të qeverisë Kurti.

I pyetur nga gazetarët se a do të votoj sot për qeverinë e re, Limaj nuk ka dhënë ndonjë detaj.

“Konstituohet Kuvendi sipas procedurave. Besoj që është ajo që e presin qytetarët e Kosovës dhe të fillojë puna”, tha Limaj.

Ndërkaq para pak minutave deputetët e kësaj partie kanë hyrë për tu nënshkruar dhe menjëherë pas kësaj kanë dalur nga salla. /Lajmi.net/