Limaj kundër zgjedhjeve të reja: Ata na kanë zgjedhur, pse me shku në zgjedhje?- ekonomia s’ka qenë kurrë më keq

Kreu i Nismas socialdemokrate, Fatmir Limaj është deklaruar para mediave ku tha se uronë që të gjendet një zgjidhje pasi veçse po shpenzohen të gjitha mundësitë. Limaj tha se ka pasur shkëmbime letrash, por rezultate s’pati apo ishin ato që u panë. “Atë ditë ka pas lëvizje për ato letrat që ishin, kishte letra nga…

Lajme

09/05/2025 10:16

Kreu i Nismas socialdemokrate, Fatmir Limaj është deklaruar para mediave ku tha se uronë që të gjendet një zgjidhje pasi veçse po shpenzohen të gjitha mundësitë.

Limaj tha se ka pasur shkëmbime letrash, por rezultate s’pati apo ishin ato që u panë.

“Atë ditë ka pas lëvizje për ato letrat që ishin, kishte letra nga partia e parë e tretë. Pavarësisht se rezultatet i pamë. Po shpresojë që po hargjohen të gjitha këto mundësitë, eksplorime te forcave politike momenti që me i thirrë përgjegjësisë. Institucionet Kosova duhet t’i ketë urgjentë, bota rreth neve është në trazim e Kosova se ka luksin me mbetë kështu. Sa më shpejtë duhet qeveria që i jep dinamikë ekonomisë, gjendja ekonomike në vend s’ka qenë kurrë më keq”,tha Limaj.

Ai theksoi se Kosova ka nevojë për një shumicë parlamentare që shpreson që do të bëhet shpejtë.

“Duhet marrë përgjegjësi për të rilëvizur ekonominë dhe diplomacinë e Kosovës. Njerëzit kanë votuar e përgjegjësia është e madhe. Çka është kjo duhet me shku në zgjedhje Ata na kanë zgjedhur për t’i zgjedhur institucionet. Madhështia në politikë është kur ju në studio mundeni me dëgju atë që s’ju pëlqen por duhet bashkëbiseduar, edhe në politikë është e njëjtë të gjendet marrëveshje me atë që s’pajtohet. S’kemi pasur ftesa nga askush dhe pres që në këtë frymë forcat politike të jenë të përgjegjshëm e të kryejnë misionin e vetë në këtë drejtim. Nisma do të jap kontributin e saj në bazë të fuqisë së saj politike. Ne kaq kemi, do të jemi të përgjegjshëm”,shtoi ai./Lajmi.net/