Limaj s’ka marrë ende ftesë nga Abdixhiku: Unë jam për qeveri të shumicës
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj u deklarua para mediave pas përfundimit të seancës konstituive. Në deklarim e sipër, Limaj e bëri të ditur se nuk ka pranuar ende ftesë nga kreu i LDK-së, për t’u takuar e diskutuar për propozimin e qeverisë tranzicionale. Limaj tha se ai është për një qeveri të shumicës. “Nëse…

Lajme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj u deklarua para mediave pas përfundimit të seancës konstituive.
Në deklarim e sipër, Limaj e bëri të ditur se nuk ka pranuar ende ftesë nga kreu i LDK-së, për t’u takuar e diskutuar për propozimin e qeverisë tranzicionale.
Limaj tha se ai është për një qeveri të shumicës.
“Nëse kemi ftesë ne do të përgjigjemi për të shkuar dhe për ta dëgjuar. Unë pres në ditët në vijim që t’i marrim informatat shtesë. Na kanë njoftuar dhe pres që propozuesi t’i vazhdojë hapat. Shumë duhet informacione. Do të duhej që k y propozim e këto tema janë serioze dhe nuk mundeni që përmes një prononcimi me dhënë qëndrimin politik se për çfarë po flitet. Të gjitha, çka ka menduar, si e sheh e shumë të tjera. Besoj se i propozuari duhet të pyetet nëse fton”,tha Limaj.
Limaj gjithashtu deklaroi se rrugës do të shohin se si do të shkojë.
“Ju e dini ideja ime është që qeveri të shumicës. Kosova ka nevojë për një qeveri të shumicës, po mund të ndodhë pasi ka potencial për t’u krijuar shumica. Besoj se rrugës do ta shohim si do të shkojë. Nëse s’keni pranuar letër e keni këtu afër”./Lajmi.net/