“Limaj si kryeparlamentar” – Bytyqi thumbon Kadrijajn për votë: Interesi personal i saj vjen para interesit të partisë
Gjatë kohës për sa ka nisur seanca për konsituimin e Kuvendit, vërehen çarjet e raportit AAK-NISMA që tashmë kanë krijuar mospajtime edhe përbrenda Aleancës. Në mesin e tensioneve dhe konfuzitetit lidhur me konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit, deputetja e porsazgjedhur e AAK-së, Albana Bytyqi, ka “thumbuar” bashkëpartiaken e saj, Time Kadrijaj. Në një…

Lajme
Gjatë kohës për sa ka nisur seanca për konsituimin e Kuvendit, vërehen çarjet e raportit AAK-NISMA që tashmë kanë krijuar mospajtime edhe përbrenda Aleancës.
Në mesin e tensioneve dhe konfuzitetit lidhur me konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit, deputetja e porsazgjedhur e AAK-së, Albana Bytyqi, ka “thumbuar” bashkëpartiaken e saj, Time Kadrijaj.
Në një postim në Facebook, Bytyqi shkroi:
“Me votën e saj në zgjedhjen e Fatmir Limajt si kryeparlamentar, Time Kadrijaj tregoi se interesi personal i vjen përpara interesit të partisë dhe votuesve. Kur tradhtohet parimi për një karrige, nuk flasim më për kontribut”.
Kësisoj, Bytyqi konfirmoi se Kadrijaj do të votojë “pro” propozimit të LVV-së që Fatmir Limaj të jetë kryetar i Kuvendit për mandatin e ardhshëm të qeverisë.
Pak çaste më vonë, Bytyqi e ndryshoi statusin, duke e modifikuar në:
“Falënderoj bashkëpartiaken time, zonjë Time Kadrijaj, për kontributin e saj në zgjedhjen e kryeparlamentarit Fatmir Limaj”./Lajmi.net/