Limaj shfaqet i buzëqeshur: Kosova do t’i fitojë institucionet e saj
Kryetari i Nismës socialdemokrate, Fatmir Limaj deklaroi se Kosova do t’i fitojë institucionet e saj. Këtë deklarim Limaj e bëri derisa apo hynte në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës për seancën konstituive. Limaj, i cili ka qenë i hapur në kuadër të marrëveshjeve me Lëvizjen Vetëvendosje dhe mundësisë së lidhjes ë një koalicioni me këtë…

Lajme
Kryetari i Nismës socialdemokrate, Fatmir Limaj deklaroi se Kosova do t’i fitojë institucionet e saj.
Këtë deklarim Limaj e bëri derisa apo hynte në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës për seancën konstituive.
Limaj, i cili ka qenë i hapur në kuadër të marrëveshjeve me Lëvizjen Vetëvendosje dhe mundësisë së lidhjes ë një koalicioni me këtë parti, nuk tregoi nëse sot do të votojë për të propozuarën e VV-së për kryekuvendare, Albulena Haxhiu.
Në seancën e kaluar Limaj bashkë me dy deputetet e Nismas nuk votuan për Haxhiun, që të tre abstenuan në dy votime radhazi./Lajmi.net/