Limaj reagon pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka reaguar pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja. Ai ka thënë se besimi që ua ka dhenë votuesi, i obligon që të punojnë për të mirën e vendit tonë. “NISMA Socialdemokrate, falë punës dhe angazhimit të gjithë strukturave, aktivistëve dhe qytetarëve që besuan në programin tonë, do të përfaqësohet…

Lajme
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka reaguar pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja.
Ai ka thënë se besimi që ua ka dhenë votuesi, i obligon që të punojnë për të mirën e vendit tonë.
“NISMA Socialdemokrate, falë punës dhe angazhimit të gjithë strukturave, aktivistëve dhe qytetarëve që besuan në programin tonë, do të përfaqësohet me tre mandate në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Limaj.
“Mirënjohje e falënderim i veçantë për 25,718 qytetarë që besuan në vizionin dhe angazhimin tonë për një Kosovë më të zhvilluar. Ky besim na obligon edhe më shumë që, me përkushtim, transparencë dhe përgjegjësi, të punojmë për të mirën e vendit tonë”, ka thënë ai.
“Së bashku, me punë dhe përkushtim, do të arrijmë synimet tona për një shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar”, ka shtuar Limaj.