Limaj: Qëndrimi ynë është i njëjtë, flasim pasi të kryhet seanca

Kreu i Nismas Socialdemokrate Fatmir Limaj është deklaruar para mediave të cilat po qëndrojnë tek Kuvendi i Kosovës. Limaj zgjodhi që të mos flasë gjatë. Ai tha se pasi të kryhet seanca, do të flasë dhe se qëndrimi sa i përket kandidaturës së Haxhiut është i njëjtë. “Qëndrimi ynë është i njëjtë, është i njëjtë…

Lajme

25/04/2025 10:08

Kreu i Nismas Socialdemokrate Fatmir Limaj është deklaruar para mediave të cilat po qëndrojnë tek Kuvendi i Kosovës.

Limaj zgjodhi që të mos flasë gjatë.

Ai tha se pasi të kryhet seanca, do të flasë dhe se qëndrimi sa i përket kandidaturës së Haxhiut është i njëjtë.

“Qëndrimi ynë është i njëjtë, është i njëjtë ashtu siç ka qenë herave të kaluara. Pasi të kryhet seanca flasim”, deklaroi Limaj.

Ndryshe Fatmir Limaj dhe deputetët e tij kanë qenë mjaftë të “rëndësishëm” në këtë situatën e konstituimit të Kuvendit pasi janë parë si shpresë për votë ndaj të propozuarës së Vetëvendosjes për kryekuvendare./Lajmi.net/