Limaj publikon foto me Rubinin: Kur koha kërkonte guxim e vendime të mëdha, ishim krah për krah

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj publikoi një fotografi me James Rubin, ish-ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit i cili po dëshmon sot në Gjykatën Speciale në Hagë, në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së. Ai shkroi se ishin “krah për krah” me diplomatin amerikan. “Atëherë kur koha kërkonte guxim dhe vendime të…

Lajme

15/09/2025 16:30

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj publikoi një fotografi me James Rubin, ish-ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit i cili po dëshmon sot në Gjykatën Speciale në Hagë, në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së.

Ai shkroi se ishin “krah për krah” me diplomatin amerikan.

“Atëherë kur koha kërkonte guxim dhe vendime të mëdha, ishim krah për krah”, shkroi Limaj.

“Sot, fjala e dhënë dhe e vërteta qëndrojnë po aq fuqishëm sa atëherë”, shtoi ai.