Limaj pas zgjedhjes së kryeparlamentarit: Pse e kanë vonuar vendin tash e saj muaj?

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është deklaruar pas zgjedhjes së kryeparlamentarit, Dimal Basha. Ai tha se duhet të ketë shpjegim para qytetarëve të Kosovës se “pse është vonuar vendi tash e sa muaj për të ardhur deri këtu”. “Unë së pari pres një shpjegim pse e kanë vonuar vendin deri më tani sa muaj.…

Lajme

26/08/2025 12:31

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është deklaruar pas zgjedhjes së kryeparlamentarit, Dimal Basha.

Ai tha se duhet të ketë shpjegim para qytetarëve të Kosovës se “pse është vonuar vendi tash e sa muaj për të ardhur deri këtu”.

“Unë së pari pres një shpjegim pse e kanë vonuar vendin deri më tani sa muaj. Shpresoj që do ta kenë një shpjegim para qytetarëve të Kosovës, pse është vonuar vendi tash e sa muaj për të ardhur këtu ku jemi sot”, deklaroi shkurt Limaj.

Kështu u shpreh Limaj pas votimit të kryeparlamentarit Dimal Basha, teksa nuk tregoi se a do të marrin pjesë në formimin e qeverisë.