Limaj nuk përgjigjet kur pyetet nëse është takuar me Kurtin

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj u largua kur u pyet nga gazetarët nëse është takuar me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin. Gjatë kohës sa u ndal para gazetarëve, Limaj tha se LVV-ja “duhet t’i bëjë përpjekjet“ për ta ndërtuar një koalicion që e zgjedh edhe kryeparlamentarin edhe qeverinë. Limaj, së bashku me dy deputetet e…

Lajme

29/04/2025 10:45

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj u largua kur u pyet nga gazetarët nëse është takuar me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin.

Gjatë kohës sa u ndal para gazetarëve, Limaj tha se LVV-ja “duhet t’i bëjë përpjekjet“ për ta ndërtuar një koalicion që e zgjedh edhe kryeparlamentarin edhe qeverinë.

Limaj, së bashku me dy deputetet e kësaj partie, abstenuan sërish dhe kandidatja e LVV-së Albulena Haxhiu edhe këtë herë dështoi të zgjidhej kryetare e Kuvendit.

Seanca konstituive u ndërpre për herë të tetë dhe do të vazhdojë të enjten në orën 10:00, siç tha kryesuesi Avni Dehari.