Limaj: Nuk kam pa diçka më ndryshe nga seancat e kaluara, vota jonë është si herën e kaluar
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj ka folur pak para nisjes së seancës së tetë, tentim ky për formimin e Institucioneve të reja të Republikës së Kosovës. Limaj tha se nëse VV rrinë me propozimin e njëjtë atëherë vota e NISMA-s do të jetë si në seancat e kaluara. “Unë nuk kam pa diçka më ndryshe…

Lajme
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj ka folur pak para nisjes së seancës së tetë, tentim ky për formimin e Institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.
Limaj tha se nëse VV rrinë me propozimin e njëjtë atëherë vota e NISMA-s do të jetë si në seancat e kaluara.
“Unë nuk kam pa diçka më ndryshe nga seancat e kaluara, vota jonë është si herën e kaluar është në përputhje me kushtetutën dhe ligjet – Zgjidhja është që partia e parë duhet të arrijë shumicën. Nuk po bëhet dramë se edhe në 2014 dhe 2017 ka pasë vonesa. Ju e dini qëndrimin e NISMA-s – do të dëshironim që Kosova sa më shpejtë t’i arrijnë institucioneve, nëse kjo nuk bëhet ka zgjidhje tjetër dhe zgjidhja tjetër janë zgjedhjet”, tha Limaj./Lajmi.net/