Limaj: Nuk kam marr ftesë nga Presidentja, nëse marr i përgjigjem pozitivisht

Kreu i Nisma-s, Fatmir Limaj u deklarua para mediave në fillimin e seancës së 15-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Limaj tha se nuk ka pranuar ende ndonjë ftesë nga Presidentja, por në rastin që pranon një ftesë të tillë, kreu i Nisma-s tha se është i gatshëm t’i përgjigjet pozitivisht. “Besoj që të…

Lajme

13/05/2025 10:16

Kreu i Nisma-s, Fatmir Limaj u deklarua para mediave në fillimin e seancës së 15-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Limaj tha se nuk ka pranuar ende ndonjë ftesë nga Presidentja, por në rastin që pranon një ftesë të tillë, kreu i Nisma-s tha se është i gatshëm t’i përgjigjet pozitivisht.

“Besoj që të gjithë po vim atje kur e kemi thane para disa muajve, në politikë duhet të bisedohet. Bisedohet me ata që ki dallim dhe mospajtime me tentu me gjetë kompromise. Ne ende nuk kemi marr ndonjë ftesë nga Presidentja. Qëllimi si çka qenë deri me tani, duhet të vijë deri te një shumicë parlamentare. Duhet të provohet të fitohet shumica parlamentare që t’i fitojmë institucionet”, tha Limaj.

“Nëse marr ftesë nga Presidentja, ju do ta keni një përgjigje nga unë. Ftesave të tilla ne i përgjigjemi pozitivisht”, tha ai./Lajmi.net/