Limaj: Nisma alternativa reale për dalje nga kriza politike dhe institucionale
Fatmir Limaj, kryetar i Nisma Socialdemokrate, ka thënë në Debat Plus se ndryshimi i qeverisjes në Kosovë është i mundur vetëm përmes votës qytetare, duke theksuar se Nisma përfaqëson alternativën reale për dalje nga kriza politike dhe institucionale. “Ndryshimi i qeverisjes nuk vjen me ankesa, por me votë. Vetëm qytetarët, përmes votimit, mund ta kthejnë…
Lajme
Fatmir Limaj, kryetar i Nisma Socialdemokrate, ka thënë në Debat Plus se ndryshimi i qeverisjes në Kosovë është i mundur vetëm përmes votës qytetare, duke theksuar se Nisma përfaqëson alternativën reale për dalje nga kriza politike dhe institucionale.
“Ndryshimi i qeverisjes nuk vjen me ankesa, por me votë. Vetëm qytetarët, përmes votimit, mund ta kthejnë Kosovën në rrugën e stabilitetit dhe përgjegjësisë.”
Limaj tutje ka theksuar se vendi ka nevojë për një qasje më serioze, më të përgjegjshme dhe më bashkuese, duke u larguar nga përçarjet dhe eksperimentet politike që, sipas tij, e kanë dëmtuar funksionimin e shtetit.
Ai ka bërë thirrje për mobilizim qytetar, duke nënvizuar se vota nuk është thjesht akt formal, por instrument për të rikthyer stabilitetin, zhvillimin dhe dinjitetin institucional.
Limaj ka vënë theksin te përvoja politike dhe qeverisëse e Nismës, duke deklaruar se Kosova ka nevojë për njerëz që dinë të marrin përgjegjësi dhe të udhëheqin me maturi, jo për improvizime apo populizëm.
“Kosova ka nevojë për udhëheqje me përvojë dhe maturi, jo për eksperimente politike që e mbajnë vendin në krizë”, ka thënë Limaj.
Ai ka theksuar se vota për Nismën është votë për rend, siguri dhe një shtet që punon për qytetarin.
Në fund, Limaj bëri thirrje qytetarëve që të vendosin vetë për drejtimin e vendit, duke theksuar se rruga për ndryshimin e qeverisjes kalon përmes pjesëmarrjes aktive në zgjedhje dhe mbështetjes për Nismën.