Limaj në avazin e njëjtë, s’tregon a voton por thotë se është veç për “marrëveshje politike”

Kreu i Nismas, Fatmir Limaj tha se interpretimi i aktgjykimit të Kushtetueses është se partitë duhet të mblidhen të reflektojnë e të bëjnë konsensus. “… me rolin e vetë ka ruajtur kompetencat e veta duke tentuar që të jap mesazhe, e porosi po jo me u shndërru në një parti politike.Gjykata na tha kështu unë…

Lajme

27/06/2025 11:08

Kreu i Nismas, Fatmir Limaj tha se interpretimi i aktgjykimit të Kushtetueses është se partitë duhet të mblidhen të reflektojnë e të bëjnë konsensus.

“… me rolin e vetë ka ruajtur kompetencat e veta duke tentuar që të jap mesazhe, e porosi po jo me u shndërru në një parti politike.Gjykata na tha kështu unë parti politike nuk bëna, i shpjegoi procedurat ligjore por në fund porosia ishte që konstituimi i Kuvendit është tërësisht vendim i deputetëve dhe s’mundemi ne si gjykatë me ju bashku e me ndërtu marrëveshje.Pak a shumë kështu është interpretimi i gjykatës”,tha Limaj, transmeton lajmi.net.

Tutje u tha se procedurat janë respektuar, ka pas propozim- partia e parë ka propozuar por çështja mbeti të mos-pasja e votave të mjaftueshme.

“61 vota gjykata bën thirrje që uluni, bashkëbisedoni e ndërtoni konsensus ose marrëveshje politike. Dhe çështja ka mbetur këtu.Do të shkojë në takimin e thirrur nga Kurti, është në vazhdën e misionit tim. Çka të votojë Nisma? Marrëveshje politike, duhet marrëveshje politike ashtu siç bëhen në demokracitë e qytetëruara. Në këtë drejtim Nisma është e hapur siç ka qenë nga dita e parë”./Lajmi.net/