Limaj: Ndryshimi i mënyrës së votimit është kundër rregullave, ka filluar votimi i hapur duhet të përfundojë i tillë

Seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës po vazhdon sot. Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës do të tentojë sot për herë të njëmbëdhjetë që të bëjë konstituimin e këtij institucioni, transmeton lajmi.net. Fatmir Limaj nga Nisma para fillimit të seancës tha se partia e tij nuk do të përkrah ndryshimin e mënyrës së…

Lajme

05/05/2025 10:15

Seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës po vazhdon sot.

Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës do të tentojë sot për herë të njëmbëdhjetë që të bëjë konstituimin e këtij institucioni, transmeton lajmi.net.

Fatmir Limaj nga Nisma para fillimit të seancës tha se partia e tij nuk do të përkrah ndryshimin e mënyrës së votimit, pasi sipas tij një gjë e tillë është kundër rregullores dhe ligjit.

“Ne e kemi qëndrimin, besoj që është kundër rregullave. Ka filluar votimi i hapur duhet të përfundojë i tillë. Sikur të kishte filluar me fillim me votimin e fshehtë është e lejueshme edhe me rregullore edhe me ligj edhe nuk do kishte pasur problem, mirëpo ka filluar me votim të hapur dhe ne si Nismë dëshirojmë që të respektohen edhe praktika edhe ligji”, tha Limaj./Lajmi.net/