Limaj: Me marrëveshjen për drejtësinë, po bëhet ndarja e brendshme e Kosovës

Fatmir Limaj është shprehur se me marrëveshjen për drejtësinë është rihapje e Pakos së Ahtisarit. Ai ka sugjeruar kryeministrin Mustafa, që të ketë kujdes për temat të cilat negocion me Serbinë.

Lajme

12/02/2015 12:49

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, është shprehur kundër marrëveshjes së arritur për sistemin e drejtësisë.

Ai ka thënë se me këtë marrëveshje është bërë ndarja e brendshme e Kosovës, duke përmendur se te dy palët do të merren me komunitetin e vet.

“Ajo çka pash në Bruksel janë ndarë hiset. Ju do të keni kaq, ne do të kemi kaq. Ju do të keni kaq gjyqtarë nde do të kemi kaq. Ju do të merreni me popullatën e komunitetin serb, ne do të merremi me shqiptarët”, tha ai.

Limaj gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se më këtë marrëveshje po rihapet Pakoja e Ahtisarit.

Ai  ka thënë se drejtësia e një vendi nuk diskutohet me një shtet tjetër, duke shtuar se këto bisedime nuk janë si ato të Rambujes  apo të Vjenës.

Kreu i Nismës për Kosovën, po ashtu i ka sugjeruar kryeministri Mustafa, që të ketë kujdes për temat që negociohet, pasi që, sipas tij, ka disa prej tyre që nuk duhet e as nuk guxojnë të diskutohen.

“Për temat nacionale mos u bazoni ne numra. Është koha të krijojmë konsensus për tema nacionale. Kërkojmë nga ju ndryshimin e qasjes në dialog, në kuvend ndaj opozitës dhe ndryshim të qasjen  ne tema nacionale”, është shprehur Limaj.