Limaj: Ka pas komunikime me letra e ka lëvizje, por presim t’i shohim në seancë

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ishte fjalëpakë para seancës konstituive të Kuvendit. Ai tha se me dëshirë do të deklarohej pas seancës. Por sipas tij këto ditë ka pasur disa lëvizje e që pret të shihen edhe në seancë. “Pata dëshirë të deklarohem pas seancës. Të shohim si po shkojnë zhvillimet edhe sot në…

Lajme

07/05/2025 10:16

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ishte fjalëpakë para seancës konstituive të Kuvendit.

Ai tha se me dëshirë do të deklarohej pas seancës.

Por sipas tij këto ditë ka pasur disa lëvizje e që pret të shihen edhe në seancë.

“Pata dëshirë të deklarohem pas seancës. Të shohim si po shkojnë zhvillimet edhe sot në seancë Ka lëvizje të shohim, jo të gjitha shkojnë në drejtimin që duhet por ka lëvizje”,deklaroi ai, shkruan lajmi.net.

Limaj theksoi se si Nisma nuk i refuzojnë takimet- duke përfshirë këtu e dhe ftesën e Lumir Abdixhikut për t’u takuar e diskutuar për qeveri tranzicionale.

“Ka propozime siç e keni pa, ka pas letra prej pardje ka pas komunikim me letra. Ka pas zhvillime nga dita e fundit. Ne nuk i refuzojmë takimet”./Lajmi.net/