Limaj: Jam i bindur se Kosova shumë shpejt do t’i ketë institucionet e reja
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismas- Fatmir Limaj u deklarua para seancës së sotme ku tha se nuk beson se ka diçka të re që mund të ketë ndodhur dje, përpos 26 herave ku propozimi është i njëjtë. “Ajo që mund të them është se sido që të jetë, vendi duhet të…

Lajme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismas- Fatmir Limaj u deklarua para seancës së sotme ku tha se nuk beson se ka diçka të re që mund të ketë ndodhur dje, përpos 26 herave ku propozimi është i njëjtë.
“Ajo që mund të them është se sido që të jetë, vendi duhet të ketë një shumicë parlamentare.Nisma e ka ofruar një mundësi, që ne besojmë me qenë të përgjegjshëm për faktin se vendi duhet me pas institucione pavarësisht çfarë shumicash ndërtohen.Në fund të ditës secila parti jep përgjegjësinë e vetë, ne duke kuptuar rendësin e institucioneve për t’u krijuari e duke respektuar pozicionimin dhe vullnetin e qytetarëve ne si parti me ato mundësi që kemi dhe votën që e kemi , kemi dashur të jemi të përgjegjshëm para votuesve të Nismës e para qytetarëve duke dhënë një mundësi”, deklaroi Limaj, shkruan lajmi.net.
Ai tha se për të gjitha këto, secili merr përgjegjësi për partinë e tij politike.
Limaj u shpreh i bindur se Kosova shumë shpejt do t’i ketë institucionet e reja.
“Jam i bindur se Kosova shumë shpejtë do t’i ketë institucionet e reja. Do të krijohet shumicë parlamentare. Përkushtimi it ë gjithëve besoj se është për të ndërtuar institucionet, për të realizuar ky përkushtim natyrisht se duhet shumicë. E shpresoj se do të ndërtohet një shumicë parlamentar. Derisa nuk ka ndryshim të gjendjes, sjellja jonë në Parlament do të jetë e njëjtë si deri më tash. Pra pa shumicë parlamentare nuk mund të ndërtohet”./Lajmi.net/