Limaj i kundërpërgjigjet Haradinajt: S’kam pranuar shkresë nga askush
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar në lidhje me seancën e nesërme konstituive të Kuvendit të Kosovës. Pas regjistrimit si deputet, Haradinaj deklaroi se pozicionimi i bashkëpunëtorit të tij në koalicion, Fatmir Limaj në lidhje me çështjen e përkrahjes ndaj Kurtit dhe qeverisë së tij është i turpshëm. Ai tha se që nga intervista…

Lajme
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar në lidhje me seancën e nesërme konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Pas regjistrimit si deputet, Haradinaj deklaroi se pozicionimi i bashkëpunëtorit të tij në koalicion, Fatmir Limaj në lidhje me çështjen e përkrahjes ndaj Kurtit dhe qeverisë së tij është i turpshëm.
Ai tha se që nga intervista e “famshme” e Limajt ku foli për mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen, nuk ka biseduar më me të.
“Nuk kam komunikim nga intervista e fundit e famshme e z.Limaj, ka qenë shumë e vështirë krijimi i shumicës nga opozita vetvetiu. Pozicioni i tij i hershëm e ka bërë edhe më të vështirë, pra nëse Limaj dhe Nisma e mbështesin pushtetin kuptohet se ata ndahen nga ne, por është një ndarje e turpshme pasi kemi kërkuar votë për ndryshim dhe veprimi i tyre është i turpshëm”, tha Haradinaj, shkruan lajmi.net.
Haradinaj tha se i kishte shkruar edhe një shkresë Limajt, në lidhje me deklarimin që kishte pasur për përkrahjen ndaj VV-së.
“Nga ajo intervistë nuk kam komunikuar më, ia kam bërë një shkresë kur ia kam shprehur pakënaqësinë, por kjo është vërtet një ndarje e turpshme nga ana e tij”.
Në lidhje me këtë shkresë është pyetur edhe kreu i Nisma-s, Fatmir Limaj.
Limaj mohoi që deri më sot të ketë arritur ndonjë marrëveshje me ndonjë grupacion politik.
Gjithashtu ai tha se s’ka pranuar asnjë shkresë nga askush.
“Nisma s’ka marrëveshje me askënd deri më sot. Nisma do të punojë fort në krijimin e këtyre institucioneve, Kosova mos të shkojë në një krizë parlamentare. Do të çohemi nesër. Nesër i keni sigurisht zhvillimet, dhe do të keni përgjigje. Nuk e di çka ka ndodhur, unë nuk kam pranuar asnjë shkresë nga askush. Kushdo që ofrohet ne jemi të gatshëm të bisedojmë”, tha Limaj./Lajmi.net/