Limaj: Hipokritët që shkarkuan Zejnullahun kanë degraduan shtetin
Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj e quan të papranueshëm vendimin e Këshillit Drejtues të UP-së për shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu.

Lajme
Thotë se veprimi i tillë cenon të ardhmen e shtetit të Kosovës.
Limaj thotë se ata që shkarkuan rektorin e kanë degraduar shtetin.
“Vendimi për shkarkimin e Rektorit është një akt i papranueshëm dhe si i tillë cenom sferën më të rëndësishme të shoqërisë, rinisë dhe të ardhmes së shtetit tonë. Autorët real, ata hipokritët e këtij vendimi ( ata që shtyen anëtarët e këshillit drejtues të UP-së, të marrin këtë vendim për shkarkim), e që tashmë pretendojnë të shprehin keqardhje për këtë veprim, kanë degraduar secilin cep të këtij shteti, edhe ashtu shumë të brishtë. Unë kërkoj urgjentisht që ky vendim të revokohet dhe të sigurohet paanshmëri dhe mbajtja larg politikës nga tempulli ku ndërtohet ardhmëria e këtij vendi”, shkruan Limaj në Facebook.