Limaj: Gjatë javës do të takohem me Kurtin, ia kemi zgjatur dorën e bashkëpunimit

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se gjatë javës do të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Limaj tha se me Kurtin do të bisedojë se cila është mënyra e duhur për të dalë nga ngërçi politik. Ai pas dështimit të seancës së 47-të për konstituimin e Kuvendit tha se është…

Lajme

15/07/2025 11:46

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se gjatë javës do të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Limaj tha se me Kurtin do të bisedojë se cila është mënyra e duhur për të dalë nga ngërçi politik.

Ai pas dështimit të seancës së 47-të për konstituimin e Kuvendit tha se është i interesuar që përveç Kurtit, të takohet edhe me liderët tjerë të partive politike, që siç tha ai, për t’i shkëmbyer mendimet që të gjendet një rrugë për dalje nga ngërçi politik.

“Po kemi fol me Kurtin, gjatë javës do të takohemi. Janë disa agjenda. Kur ta caktojmë vendin…. duhet të bisedojmë se si duhet të dilet nga kjo situatë politike. Është bë gjëja më e pazakonshme është zakonshme. Gjëra e parë elementare është komunikimi dhe bashkëbisedimi mes njerëzve dhe politikanëve për të dalë nga kriza. Jam i interesuar për të biseduar edhe me liderë tjerë politikë, me shkëmby mendimet me pa ndonjë rrugë se nuk i dihet. Është bërë e tepërt, do t’i thërras edhe të tjerët. Do të bisedoj me kryeministrin për të ardhur deri në një moment i zgjidhjes së kësaj situate, me pa mundësinë se çka varet nga ai dhe çka varet nga ne. Do të mundohemi për ta bërë më të mirën për vendin dhe ndërtimin e institucioneve… e kemi zgjatur dorën për t’ia dhënë një mundësi dhe për mos ta quajtur ngërç të Kuvendit, apo situatë e bllokuar”, ka thënë Limaj. /Lajmi.net/