Limaj e quan “qëndrim korrekt” shtyrjen e seancës nga VV: Besoj që nga sot do të bëhen përpjekje për të dhënë shanse me u afru

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj është deklaruar për media pasi është shtyrë edhe për 48 orë seanca e konstituimit të Kuvendit. Ai shkurt ka thënë se ky ishte një “qëndrim korrekt”, shkruan lajmi.net. “Besoj që ishte një qëndrim korrekt për të gjetur rrugë. Kjo është mënyra e bashkëpunimit. Besoj që nga sot do të bëhen…

Lajme

21/04/2025 16:20

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj është deklaruar për media pasi është shtyrë edhe për 48 orë seanca e konstituimit të Kuvendit.

Ai shkurt ka thënë se ky ishte një “qëndrim korrekt”, shkruan lajmi.net.

“Besoj që ishte një qëndrim korrekt për të gjetur rrugë. Kjo është mënyra e bashkëpunimit. Besoj që nga sot do të bëhen përpjekje për të dhënë shanse me u afru”, tha Limaj shkurt.