Limaj: Besoj që koordinohemi deri të shtunën, duhet ta thirrim zërin e arsyes

I pari i Nismas socialdemokrate, Fatmir Limaj është deklaruar në lidhje me dështimin e seancës së sotme konstituive. Limaj nuk ka pranuar të përgjigjet nëse ka një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai tha se duhet të ketë koordinim në mes deputetëve. “Komisioni nuk ka mujt me u koordinu, besoj që koordinohen deri të shtunën. Duhet…

Lajme

17/04/2025 13:49

I pari i Nismas socialdemokrate, Fatmir Limaj është deklaruar në lidhje me dështimin e seancës së sotme konstituive.

Limaj nuk ka pranuar të përgjigjet nëse ka një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai tha se duhet të ketë koordinim në mes deputetëve.

“Komisioni nuk ka mujt me u koordinu, besoj që koordinohen deri të shtunën. Duhet ta thirrim zërin e arsyes. Besoj që kjo do të kryhet. Po them që hapi i parë është që të përafrohen të gjithë deputetët, t’i marrim detyrat, dhe t’i ndajmë përgjegjësitë. Secili të jap përgjegjësi, kjo është me rëndësi”, tha Limaj./Lajmi.net/