Limaj: Baca Haxhi gjithë jetën u ballafaqua me sfida të rënda, edhe me betejën e presidentit Thaçi në Hagë

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka pranuar me dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të presidentit Thaçi. Ai thotë se “Baca Haxhi ishte një njeri i dashur e me vlera të larta kombëtare, njeri i sakrificës, i cili gjithë jetën e tij u ballafaqua me sfida të rënda. Shto këtu edhe…

Lajme

16/03/2025 23:48

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka pranuar me dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të presidentit Thaçi.

Ai thotë se “Baca Haxhi ishte një njeri i dashur e me vlera të larta kombëtare, njeri i sakrificës, i cili gjithë jetën e tij u ballafaqua me sfida të rënda. Shto këtu edhe betejën e fundit të presidentit Thaçi në Hagë ai pothuajse gjithë jetën e kaloi me mall, por asnjëherë nuk u dorëzua përballë sfidave që i solli jeta”.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, bashkëluftëtarët dhe mikun tim Hashim Thaçi. Prehu në paqe, baca Haxhi!”, shkruan ai.

Postimi i tij i plotë në Facebook: