Lila mund të ndëshkohet nga klubi
Grekët asesi nuk po e kapërdijnë festimit me shqiponjë nga Andi Lila.

Sport
Pas raportimeve të medieve greke se festimi i lojtarit simbolizonte Shqipërinë e Madhe, tani Lila rrezikon ndonjë ndëshkim nga Pas Giannina
Kryetari i klubit, Xhiorxhos Kristovasilis, ndodhet në presion dhe është urdhëruar që sa më shpejt të marrë një vendim lidhur me çështjen e Andi Lilas
Në një situatë të tillë më parë ka qenë edhe shqiptari tjetër Ergys Kaçe. Një foto e tij me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i solli probleme. Ai u pezullua për disa kohë nga PAOK i Selanikut dhe më pas u pranua përsëri në ekip