Likuidohet një gjeneral i pensionuar kroat

11:08 | 3 Maj 2015

Policia e Zagrebit në vendin e vrasjes së gjeneralit të pensionuar Zhuljeviq

Vinko Zhuljeviq, të cilin e lidhnin me nëntokën mafioze në Zagreb, është vrarë të dielën në mëngjes.

Si merr vesh gazeta Jutarnji list, ai është vrarë në një pritë në Sesvete, në periferi të kryeqytetit kropat, por detajet ende nuk dihen.

Sipas policisë, vrasja ndodhi sot pak para orës 8 të mëngjesit. Ai më herët ksihte qenë në meshën e  së dielës në kishë, dhe supozohet se atentatorët dinin për lëvizjen e tij dhe i përgatitën pritë në afërsi të një pike karburanti.

Zhuljeviq njihej për lidhje të tij me “mbretin e aparateve të pokerit”, Vjeko Slisha, i cili u vra në qendër të Zagrebit në vitin 2001, kurse ka marrë pejsë edhe në luftimet në Bosnjë e Hercegovinë si epror ushtarak i njësive jo të rregullta kroate, HVO.

Në vitin 2013 qe arrestuar për arsye të tentim-zhvatjes së një hotelieri, por u lirua shpejt.