Ligji për njohjen e kontributit të mësuesve para luftës nuk po zbatohet
Nuk po zbatohet ligji që rregullon njohjen e kontributit të punëtorëve të arsimit dhe të shëndetësisë para luftës. Mungesa e buxhetit për skemat pensionale për këtë kategori janë shkak i mos implementimit të këtij ligji.
Lajme
Me ligjin Nr.04/- 131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, në paragrafin 6 të nenit 8, është e rregulluar çështja e së drejtës në njohjen e stazhit kontribuues për këto vite për punëtorët e arsimit, shëndetësisë dhe të tjerëve, raporton KTV.
Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se do të bëjnë përpjekje që kjo çështje të zgjidhet shumë shpejt.
Ligji për skemat pensionale, të financuara nga shteti, për këtë kategori rregullon dhe përcakton pensionet bazike të moshës, pensionet kontribut-paguese të moshës, pensionet e aftësisë së kufizuar, pensionet e parakohshme, pensionet familjare dhe pensionet invalidore të punës.