Ligji për Byronë për Konfiskim të Pasurisë së Justifikueshme, Kurti: Shteti që nuk i dënon të fortit e padrejtë, i braktis të dobtit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka folur në foltoren e Kuvendit të Kosovës për ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ai ka thënë se lufta kundër korrupsionit nuk është kapitull që hapet e mbyllet sipas nevojës politike, por është një vijë e pandërprerë që e ndan drejtësinë nga padrejtësia, diçka që qytetarët…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka folur në foltoren e Kuvendit të Kosovës për ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ai ka thënë se lufta kundër korrupsionit nuk është kapitull që hapet e mbyllet sipas nevojës politike, por është një vijë e pandërprerë që e ndan drejtësinë nga padrejtësia, diçka që qytetarët pa dallim partie e kërkojnë dhe e mirëpresin.
“Ne nuk kemi ardh këtu që të menagjuar një realitet të deformuar por jemi përgjegjës për ta ndryshuar atë, dhe ndryshimi fillon aty kur shteti e bën të qartë që çdo cent i keqpërdorur nga zyrtarët publik duhet t’i kthehet qytetarit. Nëse qytetari i zakonshëm duhet të jap llogari për çdo cent që e fiton, atëherë edhe ai që është pasuruar nga pasuria e pajustifikueshme duhet të jap përgjigje për çdo euro që ka abuzuar” , ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se një shtet që nuk i dënon të fortit e padrejtë , i braktis të dobtit çdo ditë.
“Nëse i kërkojmë tatimin secilit që punon me mund e me djers në ballë apo intelektual, e vjen i rraskapitur çdo mbrëmje atëherë cila është arsyeja që të mos kërkojmë llogari nga ata që pa asnjë përpjekje i qel mëngjesi të pasuruar. Derisa presim mbështetje për Ligjin për Byronë, presim mbështetje edhe për mbrojtjen e qytetarëve nga çmimet e larta”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/