Ligji i ri në Maqedoni: Ndaj proetstuesve të dhunshëm, edhe me plumba gome

Policia e Maqedonisë në të ardhmen do të përdorë plumba gome, paralizues elektrikë dhe shok bomba për të neutralizuar protestuesit e dhunshëm, në qoftë se protestuesit të cilët prishin rendin dhe qetësinë publike dhe nuk respektojnë urdhrin e policisë për t’u shpërndarë.

Lajme

02/03/2015 21:00

Ky ligj i ri mbi Policinë është votuar sot në Parlamentin maqedonas.

Deri më tani për shpërndarjen e protestave të dhunshme policia në bazë të ligjit për të vendosur rendin publik dhe paqen ka përdorur forcën fizike, shkopinj gome, kimikate të ndryshme, topa uji dhe qentë e shërbimit, raportojnë mediat maqedonase.

Mjetet e reja me të cilat policia do të qetësojë protestuesit dhe protestat e dhunshme, siç është thënë, janë të mira sepse ato janë të destinuara për të bllokuar demonstruesit e dhunshëm, duke u shkaktuar plagë sipërfaqësore dhe dhimbje pa pasoja vdekjeprurëse dhe lëndime të rënda.

Me ndryshimet e reja të ligjit, policia do të bëjë edhe video të mbikëqyrjes për trajtimin e qytetarëve. Regjistrimet e policisë do të përdoren në rast se qytetarët ankohen për veprimet e paligjshme të policisë. (lajmi.net)