Ligj për të drejtat e fëmijëve, Paris Hilton rrëfeu dhunën që pësoi kur ishte në qendrat e rehabilitimit

Paris Hilton një personazh i famshëm i botës rozë në Amerikë ka bërë thirrje që Kongresi të miratojë një ligj për të ndaluar dhunën në qendrat e rehabilimit të fëmijëve.

ShowBiz

24/10/2021 08:12

Së bashku me një grup protestuesish dhe senatorësh, Hilton bëri me dije se ajo vetë kishte qenë pjesë e këtyre qendrave ku kishte përjetuar dhunë sistemike fizike, seksuale dhe emocionale.

Hilton zbuloi detaje për abuzimin që kishte pësuar kur ishte pjesë e këtyre qendrave duke i thënë të pranishmëve se asokohe ajo ishte përballur me kërcënime. Ajo rrëfeu se meshkuj nga stafi e vëzhgonin gjatë dushit, nuk e lejonin të dilte lirshëm dhe i jepni mjekim të detyruar.

“Prej 20 vitesh gjumi im ka qenë i ç’ekuilibruar për shkak të traumave që përjetova. Do dëshiroja t’ju thoja që çfarë përjetova është diçka e rrallë, por fatkeqësisht fëmijët në qendra rehabilitimi në të gjithë Amerikën i përjetojnë çdo ditë”- u shpreh Hilton.

Senatorja Jeff Merkley dhe një grup të tjerë ligjvënësish duan të miratojnë një ligj, i cili do të përmbajë të drejtat e fëmijëve në këto qendra dhe sanksione të ashpra për këdo që i thyen.