Liga e Evropës – super Milan, tri pikë edhe ndaj Sparta Prague për lidershipin e grupit
Forma e shkëlqyer e Milan po vazhdon edhe jashtë kufijve të Italisë.

Sport
Skuadra e Milan ka arritur që të regjistrojë një tjetër fitore, duke mposhtur skuadrën e Sparta Prague me rezultatin 3:0, shkruan lajmi.net.
Brahim Diaz ishte ai që hapi serinë e golave në këtë ndeshje, duke dërguar topin në rrjetë në minutën e 24’.
Milan mund të dyfishonte epërsinë në minutën e 36’, por Zlatan Ibrahimovic gaboi nga pika e bardhë. Kështu, goli i dytë erdhi vetëm në minutën e 57’, kur shënoi Rafael Leao.
Rezultatin final e vendosi mbrojtësi i krahut, Diogo Dalot, i cili në minutën e 67’ shënoi për 3:0.
Milan tashmë numëron gjashtë pikë në dy ndeshje, kurse Sparta Prague mbetet me 0 pikë. /Lajmi.net/