Lidhje Amerikane

Nënshkrimi i marrëveshje për hapjen e programit të Korpusit të Paqes në Kosovë, u bë në një ceremoni të organizuar në Presidencë. Ajo u firmos nga Presidentja Atifete Jahjaga dhe Ambasadorja Amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në prani të Ndihmës drejtoreshës së Korpusit Amerikan të Paqes, Helen Lowman. Presidentja Jahjaga tha se kjo marrëveshje…

Lajme

09/09/2013 13:58

Nënshkrimi i marrëveshje për hapjen e programit të Korpusit të Paqes në Kosovë, u bë në një ceremoni të organizuar në Presidencë.

Ajo u firmos nga Presidentja Atifete Jahjaga dhe Ambasadorja Amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në prani të Ndihmës drejtoreshës së Korpusit Amerikan të Paqes, Helen Lowman.

Presidentja Jahjaga tha se kjo marrëveshje thellon bashkëpunimin në mes SHBA’ve dhe Kosovës dhe njëkohësisht forcon miqësinë në mes të dy shteteve.

“Kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm që i kontribuon bashkëpunimit të dy popujve tanë në fushën e arsimit dhe kulturës dhe i forcon lidhjet tona miqësore”.

“Me këtë marrëveshje, Kosova bëhet shteti i 140-të nikoqir i Korpusit të Paqes, organizatë kjo e vullnetarëve amerikanë, e themeluar nga presidenti Kennedy, që me dekada ka ndërtuar ura të miqësisë ndërmjet popujve rreth botës”.

“Marrëveshja e Korpusit të Paqes është një platformë e bashkëpunimi mbi të cilën Kosova do të jetë shtëpia e vullnetarëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët do të integrohen në shoqërinë tonë dhe punojnë në fushën e arsimit, kulturës, ambientit dhe zhvillimit të përgjithshëm”

Drejtoresha e Korpusit Amerikan për Paqe, Helen Lowman tha ndërkaq se vullnetarët që do punojnë në Kosovë do japin mësime të gjuhës angleze në shkolla fillore dhe të mesme në zonat rurale.

“Qellimi i parë ka qënë që të ofrojmë burra e gra të trajnuar që të punojnë vullnetarë, si mësimdhënës të gjuhës angleze në shkollat rurale. Qëllimi I dytë ka të bëjë me mësimdhënien në vendet mirëpritëse rreth Amerikës. Qëllimi i tretë ka të bëjë që Amerikanët të kuptojnë më mirë vendit nikoqirë.”

“Vullnetarët do të jenë këtu për dy vjet duke dhënë mësim të gjuhës angleze dhe më pas do të kthehen në Amerikë që t’i mësojnë amerikanët se çka është Kosova”.