“Lidhja e Prishtinës” – Fehmi Kupina prezanton iniciativën qytetare që do të garoj në zgjedhjet lokale për Kuvendin Komunal

Kryetari i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, ka bërë publike sot nismën e re qytetare me emrin “Lidhja e Prishtinës”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar edhe me një video prezantuese, Kupina tha se kjo iniciativë synon të bashkojë qytetarët, profesionistët dhe aktivistët për një vizion të përbashkët për kryeqytetin, transmeton lajmi.net…

Lajme

08/07/2025 12:17

Kryetari i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, ka bërë publike sot nismën e re qytetare me emrin “Lidhja e Prishtinës”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar edhe me një video prezantuese, Kupina tha se kjo iniciativë synon të bashkojë qytetarët, profesionistët dhe aktivistët për një vizion të përbashkët për kryeqytetin, transmeton lajmi.net

“Sot po e bëjmë publike iniciativën qytetare ‘Lidhja e Prishtinës’. Jemi bërë bashkë gra e burra, profesionistë e aktivistë të komunitetit që e duam Prishtinën dhe që ndajmë të njëjtin vizion për të,” ka deklaruar Kupina, duke shtuar se qëllimi i kësaj lëvizjeje është ruajtja e traditës dhe ndërtimi i së ardhmes së qytetit.

Ai theksoi se “Lidhja e Prishtinës” do të garojë me “listën më të mirë për Kuvendin Komunal”, duke u zotuar se vendimet do të merren “në sy të qytetarit e jo prapa dyerve të mbyllura”.

“Dhe këtë nuk do ta bëjmë vetëm. Do ta bëjmë bashkë me Ju, për Ju,” përfundon postimi i Kupinës.

Kujtojmë se Fehmi Kupina kishte dhënë dorëheqje nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) para dy vitesh. Aktualisht ai ushtron detyrën e kryetarit të Kuvendit Komunal në Prishtinë./lajmi.net/